Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Deklarata e fortë e promotorit Lou DiBella ka ndezur debat në botën e boksit, pasi ai ka vënë në dyshim hapur nivelin e boksierit shqiptar Kristian Prenga në krahasim me kampionin britanik Anthony Joshua.

Në një reagim publik, DiBella është shprehur me tone të ashpra: “Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere”, duke e cilësuar diferencën mes tij dhe boksierit shqiptar si të pakrahasueshme. Sipas tij, hendeku mes dy boksierëve është aq i madh saqë ata “nuk i përkasin të njëjtit nivel, të njëjtit vend, madje as të njëjtës seancë sparingu”.

Këto komente kanë shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e sportit, veçanërisht mes tifozëve shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur Prengën dhe kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga promotori amerikan.

Kujtojmë që meçi mes Kristian Prenga dhe Anthony Joshua, do të zhvillohet më 25 korrik. /gazetablic./

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti